Site icon Telegrafi

Milani e dëshiron transferimin e portierit gjerman

Janë padyshim skuadra më e përforcuar italiane deri më tani por nuk synojnë të ndalen këtu.

Fjala është për Milanin që nuk ka të ndaluar në afatin kalimtar të verës.

Synimi i radhës i kuqezinjve është portieri gjerman, Bernd Leno.

Portieri i Leverkusenit ka pasur një ngritje të madhe në karrierë në tri vitet e fundit duke qenë ndër më të mirët në Gjermani.

Pasi italian Gianluiggi Donnarumma refuzoi vazhdimin e kontratës, Milan po mendon për Lenon.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayer Leverkusen dhe Milan kanë filluar bisedimet për transferimin e gjermanit.

Klubi gjerman e vlerëson rreth 20 milionë euro portierin 25-vjeçar, para që për Milanin më nuk janë problem. /Telegrafi/

Exit mobile version