Telegrafi

Milani e do brazilianin e talentuar, Emerson

Milani interesohet për mbrojtësin e djathtë të Real Betisit, Emerson, por ai është vetëm si huazim dyvjeçar nga Barcelona.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, kuqezinjtë po shikojnë me vëmendje 21-vjeçarin brazilian.

Barcelona e bleu atë nga Atletico Mineiro për 12 milionë euro në verën e vitit 2019 dhe e la atë në huazim te Betisi për të fituar përvojë deri në qershor të 2021.

Lexo po ashtu Emerson: Jam i gatshëm të luaj për Barcelonën

Ai ka pasur një sezon të shkëlqyer në La Liga, duke kontribuar me tre gola dhe pesë asistime në 23 ndeshje.

Nuk ka gjasa që Blaugranët do ta lënë Emerson të largohet, por nëse ata e bënë këtë, atëherë edhe Tottenham Hotspur janë gjithashtu të interesuar për të.

Ndryshe, vet lojtari para disa ditësh deklaroi se është gati të rikthehet dhe të luaj për ekipin nga Camp Nou. /Telegrafi/