Telegrafi

Milani e bën prioritet transferimin e Gianluca Scamaccas

Milani është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri në Serie A.

Rossonerët aktualisht në radhët e veta kanë emra të veteranëve si Zlatan Ibrahimovic, Olivier Giroud e belgun Divock Origi.

Megjithatë drejtuesit e kuqezinjve nuk duan të rrezikojnë për të nisur sezonin me veteranët dhe janë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Gianluca Scamacca është objektivi kryesor i Rossonerëve për repartin ofensivë, me italianin që nuk ka arritur të ambientohet në futbollin anglez.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare me West Hamin, duke arritur të shënoj vetëm tetë gola që është shifër e vogël në krahasim me pritshmëritë që kishin për të në Londër.

Paolo Maldini ka kontaktuar agjentët e futbollistit, por edhe West Hamin për të pyetur rreth çmimit të lojtarit dhe pagës që kërkon ai.

Lexo po ashtu Scamacca vendos të rikthehet në Itali, top skuadrat e Serie A pas tij

Rossonerët në verë pritet të dalin me një ofertë, edhe pse qëllimi është të marrin në huazim me të drejtë blerje.

Interesim për Scamaccan kanë shfaqur edhe Roma dhe Juventus, derisa West Ham synon të fitojë rreth 35 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/