Dani Ceballos pëlqehet nga Milani dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të jetë një takim mes klubit italian dhe Real Madridit për shërbimet e tij.
Transferimet e mëdha të bëra këtë afat kalimtar nga Real Madridi kanë bërë që klubit mbretëror të mendoj edhe largimin e disa lojtarëve të panevojshëm.
I tillë është edhe mesfushori i ri spanjoll, Ceballos, i cili nuk dëshirohet nga Zinedine Zidane dhe pritet të largohet në këtë verë.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Ceballos pëlqehet shumë nga Milani dhe gjithashtu edhe lojtari është i vendosur për të kaluar në San Siro.
Ky medium shton se klubet e mëdha evropiane do të takohen gjatë javëns dhe në tavolinë do të jetë edhe diskutimi për marrëveshjen e spanjollit.
Milani po mban shënime edhe për talentin tjetër Marcos Llorente, i cili mendohet të jetë gjithashtu i vendosur për t’u larguar nga Reali përpara sezonit të ri. /Telegrafi/