Telegrafi

Milani dhe Napoli udhëheqin garën për Torreiran

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira me shumë mundësi do të rikthehet në kampionatin italian, Serie A.

Pavarësisht se është një figurë e njohur në mesin e tifozëve të Arsenalit, Torreira mendohet se ka rritur pakënaqësitë në veri të Londrës.

E gjithë kjo vjen pasi mesfushori energjik bëri vetëm katër paraqitje si titullar në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.

Lexo po ashtu Torreira mendon rikthimin në Serie A

Situatën e lojtarit janë tu e ndjekur shumë ekipe të mëdha evropiane, ndërsa interesimi më i madh vjen nga Serie A.

Torreira ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në Serie A pas largimit nga nga Sampdoria, me klubet italiane që e duan si huazim.

Sipas mediumit The Sun, Milani dhe Napoli po udhëheqin garën për ndjekjen e mesfushorit të Arsenalit. /Telegrafi/