Monaco bëri një ofertë për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, por që ajo u refuzua plotësisht nga klubi dhe vet lojtari.
Mediumi RMC Sport kishte raportuar mbrëmë (e enjte) se Monaco ishte në negociata për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë me një propozim prej 20 milionë eurosh.
Kjo do të ishte dukshëm më pak sesa shuma që Rossonerët harxhuan për të, pasi ai mbërriti si një huazim dy-vjeçar nga Atalanta për tetë milionë euro me detyrim blerje në vitin 2019 për një tjetër shifër prej 24 milionë eurosh.
Prandaj nuk është për t’u habitur që eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio pretendon se Milani dhe Kessie refuzuan ofertën e Moncoas duke e cilësuar si shumë të ulët.
Kessie do të lejohej të largohej vetëm për një ofertë në rajonin e 40 milionë eurove dhe lojtari është i interesuar vetëm për një klub shumë të madh që do të përfaqësonte një hap para në karrierën e tij.
Mesfushori gjithashtu ka qenë i lidhur edhe më një kalim tek klubet angleze në Ligën Premier. /Telegrafi/