Telegrafi

Milani dhe Juventusi monitorojnë De Paulin

Klubet e mëdha italiane, Milani dhe Juventusi po interesohen ta rikthejnë në Serie A mesfushorin e Atletico Madridit, Rodrigo De Paul.

De Paul u transferua te verën e vitit të kaluar te Atletico dhe në fillim u duk një lëvizje shumë natyrale dhe mendohej se argjentinasi do të përshtatej lehtë nën urdhrat e Diego Simeones.

Megjithatë, pas më shumë se një viti në Madrid, De Paul është ende duke luftuar për të fituar një vend në 11-shen titullare.

Deri më tani këtë sezon, De Paul ka nisur vetëm katër nga 12 ndeshjet e Atleticos dhe u përfshi në polemika pasi u kthye vonë në shtëpi nga detyra ndërkombëtare me Argjentinën.

Kështu, sipas gazetës Mundo Deportivo, Milani dhe Juventusi po monitorojnë situatën e tij nëse ai do të jetë i disponueshëm në afatin kalimtar dimëror.

Të dyja skuadrat e Serie A ishin të etur për transferimin e De Paul kur ai ishte në Udinese dhe besojnë se mund të përdorin më mirë talentin e tij.

Duket se ka pak shanse që secili të ofrojë mbi 30 milionë euro për De Paul. Duke pasur parasysh se Los Colchoneros shpenzuan 35 milionë euro verën e kaluar, ata mund të mos jenë të gatshëm të heqin dorë nga investimi i tyre kaq shpejt, përveç nëse çmimi është i duhuri. /Telegrafi/