Juventusi dhe Mikani thuhet e janë duke tentuar që të transferojë sulmuesin e Sassuolos në këtë afat, Gianluca Scamaccan.
Lojtari 22-vjeçar është aktualisht në huazim te Genoa, aty ku ka arritur të shfaq një formë të lartë në këtë edicion.
Gianluca Scamacca po kërkohet nga Zonja e Vjetër si zëvendësues i Paulo Dybalas, që aktualisht po vuan nga disa lëndime të njëpasnjëshme.
Kështu, sulmuesi i talentuar do të ishte një zëvendësim perfekt për La Joyan, por edhe që mund të luajë si qendërsulmues.
Milani në anën tjetër nuk mund të mbështetet edhe për shumë kohë në Zlatan Ibrahimovicin apo Brahim Diazin që e ka në huazim nga Real Madridi.
Kështu, dy gjigantët italian po tentojnë të transferojnë sulmuesin nga rivali i tyre në ligë, e kartoni i tij vlen tetë milionë euro. /Telegrafi/