Telegrafi

Milani dhe Chelsea po diskutojnë Hakim Ziyech

Hakim Ziyech pritet të jetë transferimi i radhës i Milanit, me marokenin që do ta përforcojë repartin ofensivë të kuqezinjve.

Rossonerët prej javës së kaluar kanë shfaqur interesim për anësorin maroken i cili është i gatshëm të largohet nga Londra.

Edhe trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel i ka bërë të qartë Ziyechut se duhet të gjej një tjetër skuadër pasi nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri.

29-vjeçari sezonin e fundit u paraqit në 39 ndeshje zyrtare në të gjitha garat për Chelsean, duke shënuar gjashtë gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Gjithsesi dy klubet Chelsea dhe Milan janë duke diskutuar për formulën e transferimit të Ziyech në San Siro, si transferim i përhershëm apo vetëm si huazim.

Ish-anëtari i skuadrave holandeze Twente e Ajax ka pranuar transfeirmin te Milani dhe tnai i mbetet vetëm dy klubeve të gjejnë marrëveshjen. /Telegrafi/