Milani thuhet se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për huazimin e Jean-Clair Todibon.
La Gazzetta dello Sport raporton se 20-vjeçari pritet të kalojë në San Siro qysh në fund të kësaj jave.
Rossonerët do të kenë opsionin për ta blerë Todibon për shumën e 20 milionë eurove në verën e vitit 2020.
Mbrojtësi francez nuk po ka minutazhë të mjaftueshme në Camp Nou, andaj edhe do të largohet si i huazuar.
Katalunasit e transferuar Todibon për një milion euro nga Tolouse, por tani thuhet se janë të gatshëm ta shesin. /Telegrafi/