Mesfushori kolumbian, Juan Cuadrado vazhdon të mbetet objektiv i Milanit dhe Arsenalit.
Anësori po kalon nëpër një formë të mirë dhe ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve evropian.
Sipas Premier Sport, dy skuadrat e lartpërmendura do të tentojnë transferimin e tij në verë.
Cuadrado ka qenë edhe më parë objektiv i Arsenalit dhe Milanit por Juventus nuk dëshiroi shitjen e tij.
Largimi i tij pritet të ndodh nga Torino vetëm nëse nuk qëndron trajnerin Maximiliano Allegri.
E Juventus nga shitja e lojtarit pritet të përfitojë diku rreth 35 milionë euro.
29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje në të gjitha garat për Juventusin, ku ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.
Gjatë karrierës së tij, Cuadrado ka luajtur edhe për Udinesen, Leccen, Fiorentinën dhe Chelsean. /Telegrafi/