Ylli i Romës, Edin Dzeko thuhet se është midis opsioneve që Milani po kërkon për sezonin e ardhshëm nëse nuk nënshkruajnë me Pierre-Emerick Aubameyang.
Dje(mërkurë) trajneri Vincenzo Montella kishte një samit tre-orësh me drejtorët e rinj Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone, pasi marrja e pronësisë së klubit nga Yonghong Li përfundoi javën e kaluar.
Rendi i parë i të bërit biznes është gjetja e një qendërsulmuesi të ri për të zëvendësuar kolumbianin Carlos Bacca.
Burime të shumëfishta kanë dhënë Aubameyangin si zgjedhjen e parë, sepse heroi i Borussia Dortmund filloi karrierën e tij në Akademinë e Milanit.
Megjithatë, Mediaset Premium tani sugjeron se Dzeko është plani B për sezonin e ardhshëm, pasi që më në fund u përshtat në Serie A pas një fushate të vështirë në sezonin e tij të parë.
31-vjeçari është aktualisht golashënuesi më i mirë i Serie A me 25 gola dhe shtatë asistime, ndërsa në 46 ndeshje konkurse këtë sezon ai gjeti rrjetën 35 herë.
Roma mund të ketë nevojë të shesin një prej emrave të yjeve për të ndihmuar në balancimin e librave financiar dhe Dzeko do të ishte një kandidat i mirë, veçanërisht nëse ata janë në gjendje të marrin shifrën prej 18 milionë eurove për boshnjakun. /Telegrafi/