Site icon Telegrafi

Milani braktis Superligën Evropiane, do ta ndjekë edhe Interi?

(Foto: Instagram/acmilan)

Milani është i gatshëm të tërhiqet nga Superliga Evropiane, pas daljes zyrtare të klubeve angleze – njofton The Athletic.

Manchester City ishte klubi i parë që e konfirmoi largimin, pastaj u shoqërua nga Liverpooli, Manchester Unitedi, Arsenali, Tottenham Hotspur dhe Chelsea.

Kurse tani, sipas The Athletic, Milani ëhstë klubi i parë italian që pritet ta braktisë garën elitare duke i lënë vetëm Juventusin dhe Interin nga klubet italiane.

Për më shumë, Fabrizio Romano ka shkruar se edhe nga Nerazzurrët kanë thënë se nuk janë më të interesuar në këtë projekt.

Nga La Liga, Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë mbetur pjesë e projektit, derisa marrëveshja e Barcelonës duhet të ratifikohet nga votat e asamblistëve.

Lexo po ashtu Superliga Evropiane thuhet të jetë pezulluar pas eksodit të klubeve angleze

Në ndërkohë, Sky Sport Italia ka raportuar se projekti në tërësi është pezulluar, duke qenë se tashmë klubet po tërhiqet nga iniciativa. /Telegrafi/

Exit mobile version