Telegrafi

Milani i bindur se mund ta rikthejë Ibrahimovicin

Milani është i bindur se mund ta transferojë Zlatan Ibrahimovicin në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra italiane është në dijeni se sulmuesi suedez është i gatshëm që të rikthehet në Serie A, mirëpo rivalizohet nga disa skuadra.

Rossonerët nuk janë e vetmja skuadër në garë për shërbimet e sulmuesit 38-vjeçar, pasi për të kanë shprehur interesim edhe Napoli me Bolognan.

Lexo po ashtu Ibra: Milano është shtëpia ime e dytë

Ibrahimovic ka bërë të ditur se San Siro është shtëpia e tij e dytë dhe është i gatshëm që të rikthehet.

Ibra Kadabra javë më parë bëri të ditur se po largohet nga La Galaxy, por që nuk mund të kalojë te Milani deri në janar, shkaku që kontrata e tij me skuadrën amerikane skadon më 31 dhjetor. /Telegrafi/