Site icon Telegrafi

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka dhënë dritën jeshile për të nënshkruar me Benjamin Sesko, dhe kuqezinjtë janë të sigurt se mund të arrijnë një marrëveshje me klubin gjerman, RB Leipzig.

Sesko është shfaqur si kandidati kryesor i Milanit për të zëvendësuar Olivier Giroud në sezonin 2024/25 pasi francezi do t’i bashkohet Los Angles FC në fund të kontratës së tij muajin e ardhshëm.

Kuqezinjtë ishin lidhur me yllin e Bolognës, Joshua Zirkzee për disa javë, por duket se kanë ndryshuar prioritetin e tyre, duke shkuar për yllin e RB Leipzig, Sesko.

Lexo po ashtu Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Sesko ka ‘bindur’ të gjithë drejtuesit e Milanit, përfshirë këshilltarin e RedBird, Ibrahimovic. Sesko është një qendërsulmues klasik me karakteristika të ngjashme me Ibrën.

Një sulmues shtatlartë me fizik të shkëlqyer dhe aftësi të mira teknike, Sesko shënon të gjitha zonat për Milanin, duke qenë se kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të fortë, të ri me përvojë ndërkombëtare.

20-vjeçari ka 16 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë dy në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Ai ka një klauzolë prej 50 milionë euro që mund të rritet në 75 milionë euro, por Milani është i bindur se nuk do të duhet të paguajë klauzolën e plotë për të siguruar nënshkrimin e tij në verë.

Gazzetta dello Sport raporton se disa klube të huaja janë gjithashtu të interesuara për reprezentuesin slloven, por Milani ka besim se do të jetë në rreshtin e parë dhe shpreson të arrijë një marrëveshje me klubin e Seskos së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version