Telegrafi

Milani bën ‘pazar’ në Mançester, po kërkojnë një lojtarë të Man United dhe një të Man Cityt

Bisedimet e Milanit për mbrojtësin e Tottenhamit, Emerson Royal, kanë ngecur, kështu që sipas Gazzetta dello Sport, ata kanë kërkuar informacion për Aaron Wan-Bissakan dhe Issa Kaboren.

Milani po planifikojë që ta ndërtojë nga e para fazën e mbrojtjes, por kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje me Tottenhamin për brazilianin Emerson Royal.

Spurs kanë refuzuar ofertën e ‘Rossonerëve’ në vlerë prej 15 milionë eurove, kështu që gjiganti italian po kërkon alternativa të tjera.

Sipas një raportimi të fundit nga Gazzetta, Milani ka kërkuar informacion për Wan-Bissakan e Unitedit dhe Kaboren e Cityt.

Wan-Bissaka me shumë mundësi është opsion më i lirë për Milanin, pasi e ardhmja e tij në ‘Old Trafford’ ka qenë e pasigurt tash e sa kohë.

Kontrata e tij dhe e Kabores skadon në qershor të vitit të ardhshëm, andaj Milani ka pyetur për situatën e tyre. Siç shton tutje mediumi italian, ka shumë pak gjasa që Kabore të mbetet tek Manchester City përtej kësaj vere.

‘Rossnerët’ ende mund të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës dhe mbrojtës të djathtë këtë verë, por prioriteti i tyre është një sulmues qendror./Telegrafi/