Telegrafi

Milani bën ofertën, Ibrahimovicit i mbetet të vendos

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Topi është në anën e Zlatan Ibrahimovicit, pasi Milani raportoi se i ka ofruar një marrëveshje gjashtë mujore me një mundësi për të zgjatur kontratën për një vit shtesë, me vlerë totale gjashtë milionë euro.

38-vjeçari është vendosur të largohet nga klubi i MLS-së, LA Galaxy, në dhjetor dhe një rikthim te Milani duket shumë i mundshëm, pas raporteve për kontaktin e vendosur midis lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit.

Tani thuhet se i takon ish-reprezentuesit të Suedisë të bëjë zgjedhjen e tij pasi Milani ka bërë ofertën tashmë.

Lexo po ashtu Milani nis bisedimet për rikthimin e Ibrahimovicit

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Rossonerët i kanë ofruar yllit suedez gjashtë milionë euro nëse ai qëndron për 18 muaj.

Ibrahimovic gjatë kohës sa ishte lojtar i Milanit (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Më parë u sugjerua që Ibrahimovici do të dëshironte një milion euro në muaj, por Milan duket i përgatitur për t’i ofruar atij një të tretën e kësaj shifre.

Marrëveshja fillestare e ofruar nga drejtori sportiv Zvonomir Boban për agjentin e lojtarit Mino Raiola thuhet se është një kontratë gjashtë mujore.

Lexo po ashtu Milani shihet si favorit, por Bologna nuk heq dorë nga Ibrahimovic

Përmes telefonit, Zlatani i ka thënë Bobanit se do të vendosë për të ardhmen e tij brenda disa javësh.

Milani rikthehet në aksionin e Serie A këtë fundjavë ndaj Napolit dhe duhet të përgjigjet pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, i cili i la ata të 14-tët në Ligë pas 12 ndeshjeve. /Telegrafi/