Topi është në anën e Zlatan Ibrahimovicit, pasi Milani raportoi se i ka ofruar një marrëveshje gjashtë mujore me një mundësi për të zgjatur kontratën për një vit shtesë, me vlerë totale gjashtë milionë euro.
38-vjeçari është vendosur të largohet nga klubi i MLS-së, LA Galaxy, në dhjetor dhe një rikthim te Milani duket shumë i mundshëm, pas raporteve për kontaktin e vendosur midis lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit.
Tani thuhet se i takon ish-reprezentuesit të Suedisë të bëjë zgjedhjen e tij pasi Milani ka bërë ofertën tashmë.
Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Rossonerët i kanë ofruar yllit suedez gjashtë milionë euro nëse ai qëndron për 18 muaj.
Më parë u sugjerua që Ibrahimovici do të dëshironte një milion euro në muaj, por Milan duket i përgatitur për t’i ofruar atij një të tretën e kësaj shifre.
Marrëveshja fillestare e ofruar nga drejtori sportiv Zvonomir Boban për agjentin e lojtarit Mino Raiola thuhet se është një kontratë gjashtë mujore.
Përmes telefonit, Zlatani i ka thënë Bobanit se do të vendosë për të ardhmen e tij brenda disa javësh.
Milani rikthehet në aksionin e Serie A këtë fundjavë ndaj Napolit dhe duhet të përgjigjet pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, i cili i la ata të 14-tët në Ligë pas 12 ndeshjeve. /Telegrafi/