Telegrafi

Milani bën ofertë për Fabregasin

Milani po bën gati një ofertë për mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.

Corriere dello Sport shkruan se Rossonerët janë të vendosur për të nënshkruar me spanjollin.

Nuk është hera e parë që ai pëlqehet nga Milani, por tash ka elemente që e bëjnë këtë transferim edhe më të mundshëm.

Futbollisti 31 vjeçar nuk është më i pëlqyeri te Chelsea dhe ai mund të largohet si agjent i lirë në fund të sezonit dhe Blutë janë të interesuar të përfitojnë prej tij në janar.

Maurizio Sarri nuk e pëlqen lojtarin dhe paraqitja e vetme e tij ishte në Superkupë ndaj Manchester Cityt.

Do të ishte përvojë e re për Fabregasin në Serie A, pasi ai ka luajtur vetëm për Barcelonën dhe Arsenalin para se të kalonte në Stamford Bridge në vitin 2014. /Telegrafi/