Milani nuk e ka ndërmend të ndalet duke transferuar futbollistë.
Gjiganti italian ka bërë 11 transferime deri më tani, ndërsa është pranë nënshkrimit me sulmuesin kroat Kalinic.
Por nuk do të jetë vetëm Kalinic blerje për sulmin e ‘Rossonerëve’, pasi ata duan edhe një sulmues anësorë.
Trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të transferojnë anësorin e Lazios, Balde Keita.
Keita është lidhur me një kalim te Juventusi por që negociatat mes kampionëve të Italisë dhe Lazios nuk po shkojnë në rrugën e duhur.
Kësisoj ‘Rossonerët’ janë duke menduar të përfitojnë nga mos marrëveshja e dy skuadrave për transferimin e Keitas.
Sipas medieve italiane, Milan është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për sulmuesin senegalez.
Ndërkohë 23-vjeçarit i është bërë gati kontrata pesë vjeçare me pagë vjetore prej afro tre milionë eurove. /Telegrafi/