Klubi i madh italian, Milani i është bashkuar interesimit për sulmuesin anësor të Manchester Unitedit, Anthony Martial.
Martial ka shprehur pakënaqësitë me situatën e tij te Djajtë e Kuq, ku po luan pak nën urdhrat e Mourinhos.
Kjo situatë ka bërë që Martial të shprehur pro largimit nga Old Trafford dhe nuk kanë munguar skuadrat e interesuara për të.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Milani është klubi i fundit që ka treguar interesim për reprezentuesin e Francës, Martial.
Një numër i klubeve janë të interesuar në sulmuesin e talentuar, i cili duket se nuk ka rrugëdalje tjetër pos largimit nga Unitedi.
22-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Juventusin, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin.
Martial u la në stol në fitoren e mbrëmshme (e enjte) të Unitedit ndaj Leicester Cityt në javën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier.
Për francezin ka pasur edhe skuadra angleze të interesuara, por atje është mbyllur afati kalimtar dhe Martial duhet të shikojë kampionate tjera. /Telegrafi/