Milani e ka nënshtruar skuadrën e RB Salzburgut (4-0) në San Siro, për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Olivier Giroud e hapi serinë e golave (14), ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Me të filluar gjysma e dytë, Rade Krunic e dyfishoi epërsinë (46’), ndërsa sulmuesi francez ishte asistues.
Ishte sërish futbollisti vendimtar i mbrëmjes, Olivier Giroud, që reagoi më së miri në zonë për ta shënuar golin e tretë të Rossonerëve (57’).
Një tjetër gol e realizoi Junior Messias (90’+1) dhe sërish i përfshirë ishte francezi 36 vjeçar me asistimin e dytë.
Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Chelsea ka triumfuar përballë Dinamo Zagrebit në Stamford Bridge me rezultat 2-1.
mysafirët që kërkonin një vend në Ligën e Evropës, kaluan të parët në epërsi përmes Bruno Petkovic (7’).
Mirëpo, Blutë e përmbysën rezultatin me golat e Raheem Sterling (18’) dhe Denis Zakaria (30’) për ta fituar ndeshjen.
Chelsea (13 pikë) kualifikohet nga pozita e parë e Grupit E, ndërsa Milani (10 pikë) vazhdon të të tetën e finales nga vendi i dytë. Salzburgu (gjashtë pikë) do të luajë në Ligën e Evropës, ndërsa Dinamo Zagrebi (katër pikë) eliminohet nga garat evropiane. /Telegrafi/
GOAL! Olivier Giroud#ACMilan 3-0 RB Salzburg#ACMSAL | #UCL
https://t.co/mwk6ZpNat5— Footy Zone (@footyzoneonline) November 2, 2022
https://twitter.com/DimanSama/status/1587909956543594496
GOAL! Junior Messias#ACMilan 4-0 RB Salzburg#ACMSAL | #UCL
https://t.co/468fpXRlV9— Footy Zone (@footyzoneonline) November 2, 2022