Telegrafi

Milani afër transferimit të Krystian Bielik nga Arsenali

Raportohet se Milani është duke tentuar ta transferojë mesfushorin e Arsenalit, Krystian Bielik, në këtë afat kalimtar veror.

Sipas Evening Standard, mesfushori polak është i gatshëm që të largohet nga skuadra londineze, pasi që e njoftuan se edhe për një sezon do të dërgohet në huazim.

Gazeta angleze raporton më tej se 21-vjeçari nuk pajtohet me vendimin e Gunners dhe transferimi te Rossonerët vështirës se mund të refuzohet nga lojtari.

Krystian Bielik (Foto: James Chance/Getty Images/Guliver)

Drejtori gjeneral i Milanit, Ivan Gazidis, e njeh shumë mirë mesfushorin, pasi ishte pikërisht ai që e transferoi në Emirates Stadium në vitin 2015.

Polaku ka aftësinë që të luajë edhe si qendër mbrojtës, derisa në sezonin e kaluar e ndihmoi Charlton Athelticun që ta fitonte promovimin në EFL Championship si i huazuar.

Lojtari ishte po ashtu pjesë e Polonisë në fitoren 1-0 ndaj Italisë në Kampionatin Evropian U-21, në muajin e kaluar. /Telegrafi/