Telegrafi

Milani afër finalizimit të transferimit të Correas nga Atletico

Angel Correa (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Milani është një marrëveshje me Atletico Madridin për Angel Correa në vlerë prej 50 milionë euro plus bonuse deri në shtatë milionë tjera bonuse.

Eksperti italian i transferimeve Gianluca Di Marzio ka thënë se drejtori Zvonimir Boban ishte në Spanjë dje për të përpunuar detajet dhe për të finalizuar marrëveshjen përfundimtare.

Çmimi i kërkuar nga Atletico ishte 55 milionë euro dhe javën e kaluar është raportuar se Milan kishte ofruar 45 milionë, por duket sikur do të takohen në mes me bonuse shtesë.

Lexo po ashtu Milani mendon shitjen e Silvas dhe Cutrones për blerjen e Correas

Sky Sport Italia raporton se do të jetë një çmim prej 50 milionë eurosh, duke përfshirë edhe disa bonuse relativisht të lehta për të arritur, dhe të tjera që janë shumë më të vështirë deri në shtatë milionë.

Sipas MilanNews.it, tarifa fikse është më afër 40 milionëshit me një tjetër shifër prej 10 milionësh në bonuse dhe shtatë milionë në “bonuse më të vështira’.

Reprezentuesi 24-vjeçar argjentinas është parë nga trajner i ri Marco Giampaolo si partner ideal për sulmuesin Krzysztof Piatek.

Andre Silva është afër kalimit te Monaco, ndërsa Patrick Cutrone gjithashtu ka gjasa të shitet për të mbledhur fonde për këtë transferim.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja, Andre Silva afër zyrtarizimit te Monaco

Sezonin e kaluar, Correa shënoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime në 49 paraqitje konkurruese për Atletico Madridit.

Besohet se ai tashmë ka pranuar kushtet personale me Rossonerët. /Telegrafi/