Telegrafi

Milani afër transferimit të Bakayokos

Tiemoue Bakayoko (Getty Images)

Milani po përparon në negociatat me Chelsean, duke shpresuar që të marrë në huazim mesfushorin Tiemoue Bakayoko me drejt blerje për 35 milionë euro vitin e ardhshëm.

Bakayoko nuk është as në stol në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës Premier nën drejtimin e Maurizio Sarrit, kundër skuadrës Huddersfield Town.

Ai është i zhgënjyer që nuk është konsideruar si pjesë e planeve të Sarrit dhe duke qenë se mbush 24 vjet muajin e ardhshëm, dëshiron të luaj më shumë.

Sipas mediumeve Sky Sport Italia, Sportitalia dhe burimeve të tjera italiane, bisedimet po përparojnë mirë për Milanin për të nënshkruar me Bakayokon.

Tiemoue Bakayoko

Në rast marrëveshje, transferimi i tij do të ishte një huazim me pagesë mininale me mundësi blerje për 35 milionë euro në fund të sezonin.

Si shenjë se negociatat kanë arritur në një fazë intensive, drejtori teknik Leonardo la fluturimin e planifikuar për në Madrid për ndeshjen miqësore kundër Real Madridit.

Ai qëndroi në Milano dhe mund të fluturojë për në Londër për të diskutuar detajet e fundit për transferimin e francezit.

Nëse Bakayoko arrin në San Siro, italiani i talentuar Manuel Locatelli do shkoj drejt Sassuolos për 14 milionë euro. /Telegrafi/