Milani thuhet se është afër arritjes së një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Sevillas, Luis Muriel.
Sulmuesi kolumbian është duke u lidhur tash e një kohë me një rikthim në kampionatin italian, Serie A.
Skuadra më e interesuar dhe më e mundshme për transferimin e Murielit thuhet të jetë Milani.
Sipas mediumit MilanNews.it, Milani ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sevillan nga marrëveshja për transferimin e Andre Silvas gjatë verës.
Ky medium shpjegon se Rossonerët tashmë kanë rënë dakord për një huazim gjashtëmujor me mundësi blerje për ish-sulmuesin e Sampdorias.
Tani skuadra italiane dhe sulmuesi kolumbian thuhet se janë duke negociuar kushtet personale.
Megjithatë, kualifikimi i Ligës së Kampionëve do të ishte vendimtar në përcaktimin nëse Milani mund ta mbajë atë përgjithmonë.
Por, ka besim se Milani do të mundë Fiorentinën dhe Romën me nënshkrimin e Murieli, duke kënaqur dëshirën e Gennaro Gattuso për një sulmues që mund të luajë në qendër dhe anash. /Telegrafi/