Sipas mediave italiane, Milani po afron një marrëveshje për sulmuesin e Fiorentinës, Nikola Kalinic, megjithëse Pierre-Emerick Aubameyang mbetet ëndrra kryesore për sulmin kuqezi.
Rossonerët kanë shpenzuar më shumë se 210 milionë euro këtë verë për 10 lojtarë të rinj, por me Carlos Baccan, i cili pritet të largohet, opsionet e tyre në sulm janë shumë të kufizuara.
Kandidati ideal mbetet Aubameyang, por Borussia Dortmund është e vendosur të presë për një çmim të madh të transferimit prej mbi 75 milionë euro.
Në vend të kësaj, Sky Sport Italia sugjerojnë se negociatat po përparojnë me Fiorentinën për Kalinic, i cili ka qenë objektivi i tyre më i mundshëm që nga fillimi i verës.
Çmimi i kërkuar ka rënë nga 30 milionë në 25 milionë euro dhe oferta aktualisht në tavolinë është 20 milionë euro, por një sërë bonusesh ose lojtarësh të përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi mund ta kapërcejnë lehtë këtë boshllëk. /Telegrafi/