Site icon Telegrafi

Milan vëzhgon për së afërmi Sturridgen dhe Origin

Milan po ka nisur të mendojë për përforcimet e reja që do t’i bëjë në afatin kalimtar të janarit.

E përditshmja italiane, Corriere dello Sport shkruan sot se kuqezinjtë janë të interesuar për shërbimet e suedezit, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i LA Galaxy ka konfirmuar se janë në bisedime, megjithatë, Rossonerët janë në dyshim nëse futbollisti është i gatshëm fizikisht.

Në vend të kësaj, menaxhmenti i Milanit tani është gati të kthej sytë kah futbollistët e Liverpoolit.

Divock Origi dhe Daniel Sturridge janë dy prej lojtarëve që gjiganti italian është duk i vëzhguar për së afërmi tash e disa javë.

Lexo po ashtu Joe Gomez jashtë fushave për gjashtë javë

Milan kërkon që ta huazojë një prej dy lojtarëve të lartcekur me mundësi të blerjes në fund të sezonit.

Ndryshe, Milan aktualisht zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Seri A. /Telegrafi/

Exit mobile version