Milan Skriniar konfirmon se ka “dëgjuar” se shërbimet po ia kërkon Manchester United.
Qendër mbrojtësi i Sllovakisë ka qenë i lidhur me disa nga klubet më të mëdha të Evropës, por Interi e ka bërë të qartë se nuk e ka në shitje lojtarin.
“Manchester United? Kam dëgjuar prej tyre dhe kjo më bëri krenar”, tha Skriniar për faqen zyrtare të federatës së Sllovakisë.
Megjithatë, futbollisti është krenar me italianit që e kanë refuzuar ofertën e klubit të Ligës Premier.
“Jam edhe më i lumtur që Interi vendosi ta refuzojë atë dhe që besojnë aq shumë në mua”, pohoi shtatgjati.
Theksojmë se futbollisti u transferua gjatë verës së vitit të kaluar nga Sampdoria dhe deri më tani ka pasur 38 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.
Ndryshe, edhe Real Madrid dhe Barcelona është raportuar se po kprkojnë ta transferojnë sllovakun. /Telegrafi/