Me ardhjen e pronarëve të rinj, pritet një Milan i ri gjatë verës dhe normalisht që edhe objektivat ndryshojnë.
Sipas Sky Sport, sulmi do të jetë një nga pika kur do të ketë blerje dhe tashmë janë ndarë objektivat.
I pari është Alvaro Morata i Real Madridit, por që pëlqehet shumë nga Chelsea dhe Antonio Conte.
Pastaj Karin Benzema dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por ky i fundi është shumë i vështirë pasi çmimi dhe konkurrenca është e madhe.
Në fund është përmendur edhe emri i Alexandre Lacazettes së Lyonit, por kjo nuk shikohet si mundësi reale.
Objektivi i Milanit në sezonin e ri është Liga e Kampionëve. /Telegrafi/