Site icon Telegrafi

Milan merr vendim për transferimin e sulmuesit të ri, ka edhe dy mbrojtës në listën kryesore të dëshirave të verës

Milani thuhet se ka vendosur të nënshkruajë me një sulmues nën 25 vjeç për sezonin e ardhshëm, ndërsa Maxence Lacroix dhe Lilian Brassier janë objektivat kryesore të kuqezinjve në mbrojtje.

Milani tashmë po punon për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, dhe sipas La Gazzetta dello Sport, ata kanë marrë një vendim kyç për qendërsulmuesin e tyre të ardhshëm.

Kontratat e Olivier Giroud dhe Luka Jovic skadon në qershor dhe të paktën njëri prej tyre mund të largohet, nëse jo të dy. Gazeta italiane konfirmon se ylli i Bolognës, Joshua Zirkzee dhe Benjamin Sesko i RB Leipzig janë objektivat kryesore të Milanit për sulmin, por përditësimi i madh është se kuqezinjtë kanë vendosur të nënshkruajnë një sulmues nën 25 vjeç këtë verë.

Lexo po ashtu Zbulohet buxheti që ka Milani për transferimin e një sulmuesi në verë

Milani ka nënshkruar kryesisht me qendërsulmues me përvojë gjatë viteve të fundit. Disa, si Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic, luajtën një rol të rëndësishëm në San Siro, ndërsa të tjerët, si Mario Mandzukic dhe Divock Origi, nuk arritën të bënin përshtypje.

Sipas Gazzetta dello Sport, Zirkzee është objektivi kryesor i Milanit në sulm, por 40 milionë euro mund të mos jenë të mjaftueshme për të nënshkruar me të nga Bologna, ndërsa pagimi i të njëjtës tarifë ndoshta do t’i lejonte ata të siguronin nënshkrimin e Seskos.

Gazeta italiane gjithashtu raporton se Lacroix i Wolfsburg dhe Brassier i Brest janë objektivat kryesore të kuqezinjve në mbrojtje për sezonin 2024/25, por Tosin Adarabioyo i Fulham është gjithashtu një opsion pasi kontrata e tij skadon në qershor 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version