Telegrafi

Milan merr lajme të mira nga infermieria para sfidës ndaj Fiorentinës

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli konfirmoi sot (e premte) se sulmuesi amerikan, Christian Pulisic do të luajë kundër Fiorentinës në vikend.

Pasi nuk arriti të aktivizohet në pushimin me kombëtare, Pulisic do të rikthehet në aksion me Milanin këtë fundjavë. Ai pësoi një lëndim kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe teksa kanë kaluar pak më shumë se dy javë, tani ai është gati dhe në dispozicion të trajnerit.

Megjithatë, ylli tjetër i ekipit, Rafael Leao do të mbetet jashtë kësaj ndeshje, gjë që do të thotë se Pulisic mund të zhvendoset në anën e majtë të sulmit.

Ndërkohë, Olivier Giroud është gjithashtu i suspenduar për këtë sfidë, kështu që mbetet i hapur opsioni për të luajtur edhe si sulmues qendre.

Lexo po ashtu Pioli e do në janar anëtarin e Arsenalit në San Siro

“Kur një lojtar lëndohet, ne vuajmë. Gjithmonë jemi përpjekur të ndryshojmë diçka dhe po bëjmë gjithçka për ta përmirësuar këtë situatë. Ne kemi analizuar të gjitha lëndimet, secili lojtar ka historinë e tij. Dikush u lëndua sepse luajti shumë, të tjerët nuk luajtën mjaftueshëm”, ka thënë Pioli në një konferencë për shtyp.

“Nuk po na ndihmojnë as kombëtaret. Shumë klube të tjera po përballen me të njëjtën situatë, por sigurisht, shifrat nuk janë pozitive. Të gjithë po punojmë për të përmirësuar dhe ulur numrin e lëndimeve. Pulisic, [Davide] Calabria dhe [Ruben] Loftus-Cheek do të kthehen kundër Fiorentinës, [Rafael] Leao, [Simon] Kjaer dhe [Noah] Okafor nuk do të jenë në dispozicon”, shtoi tekniku italian.

Lexo po ashtu Ka shënuar mbi 500 gola me të rinjtë, Milani mund ta bëjë Camardën debutuesin më të ri në histori

Pulisic po kalon ditët më të mira në karrierë tek kuqezinjtë dhe statistikat në fushë e vërtetojnë këtë. Kur emri i tij gjendet në mesin e realizatorëve për Milanin, ata nuk kanë humbur asnjë sfidë dhe kanë barazuar në një prej tyre.

25-vjeçari ka shënuar pesë gola që prej se u transferua në Itali nga Liga Premier në afatin kalimtar veror, aty ku ishte pjesë e Chelseat./Telegrafi/