Milani thuhet se po konsiderojnë një lëvizje për ish-mbrojtësin e Juventusit, Martin Caceres.
Uruguaiani është aktualisht një agjent i lirë, pasi u largua nga bardhezinjtë në fund të sezonit të kaluar, kur kontrata e tij ka skaduar.
Roma, Inter dhe Napoli kanë qenë të gjithë të lidhur, por sipas Sportmediaset, Rossonerët kanë hyrë në ‘grindje’, dhe vetë lojtari është i prirur për këtë lëvizje.
Me gjendjen e klubit të pasigurt në mes të një përpjekje për të marrë kontrollin kinezët, negociatat e transferimit kanë ngecur në javët e fundit, pasi ‘Djalli’ më parë duhet të shesë, para se të blej.
Caceres, do të paraqiste një alternativë me kosto të ulët për opsione të tjera mbrojtëse, pasi ai mund të arrijnë në një transferim të lirë, dhe do të hynte shumë në punë pasi luan pozitën e mbrojtësit anësor edhe qendërmbrojtësit. /Telegrafi/