Site icon Telegrafi

Milan futet në garë për Dahoud

Skuadra italiane Milan, iu është bashkangjitur garës për mesfushorin gjerman Mahmoud Dahoud.

20-vjeçari ka pasur paraqitje fantastike me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach këtë edicion në Bundesliga.

Kësisoj vlera e tij është rritur dukshëm dhe lojtari po kërkohet nga skuadra të mëdha evropiane.

Liverpool dhe Juventus janë dy skuadrat më të interesuara deri tani për talentin gjerman.

Mirëpo mediat në Gjermani kanë raportuar se Milani e ka seriozisht transferimin e tij.

Gladbach mund të lë të lirë lojtarin të largohet për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version