Milan ka vazhduar serinë pa fitore edhe këtë javë në kuadër të Serie A.
Kuqezinjtë nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Frosinones duke barazuar pa gola.
Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku notën më të lartë e ka lojtari i mysafirëve gjersa ka ‘ngelur’ gjithashtu lojtari i kuqezinjve.
Gianluiggi Donnarumma ka marrë notë më të lartë 8.1 në saje të pritjeve fantastike përgjatë 90 minutave.
Rastet e humbura kundër Sportiellos, ka bërë që të vlerësohet me notën më të vogël Patrick Cutrone, 6.2.
Pas kësaj, Milan zë pozitën e pestë të renditjes tabelore italiane me 28 pikë gjersa Frosinone gjendet në vendin e 19 me dhjetë pikë.
Ndryshe, Rosonerrët në takimin e radhës do të takohet me Spalin gjersa Frosinone do të luajë kundër Chhievos. /Telegrafi/