Telegrafi

Milan është vënë pas Willianit

during the Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on November 5, 2017 in London, England.

Milan është duke e shkuar mundësinë që ta marr në skuadër anësorin e Chelseat,  Willian.

Lajmin e jep Calciomercato, që sipas tyre skuadra kuqezi kërkon të përforcohet në krahë të sulmit.

Braziliani ka startuar vetëm në gjashtë ndeshje me Blutë këtë edicion.

Duke marrë parasysh që edhe në sezonin e shkuar ai luajti vetëm 15 ndeshje nga fillimi, kjo ka bërë që lojtari i Chelseat të mendojë për të ardhmen.

Milani në anën tjetër e ka nisur keq sezonin dhe duke parë skuadrën aktuale, 29 vjeçari mund të jetë një përforcim i duhur.

Willian e ka fituar dy herë Ligën Premier me Chelsean.

Ai kishte ardhur nga Shakhtar Donekts te Chelsea në vitin 2013 për 30 milionë funte. /Telegrafi/