E ardhmja e futbollit gjerman quhet Julian Brandt.
Kështu së paku e kanë cituar mediat gjermane talentin e jashtëzakonshëm të Leverkusenit.
Anësori i talentuar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Leverkusenin duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.
Së fundmi në garë për të janë futur edhe dy klubet e njohura italiane, Milan dhe Juventus.
20-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2020, por ai mund të lihet i lirë nga klubi.
Ekipi i njohur gjerman është i gatshëm ta largojë lojtarin nëse për të vije një ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/