Milan dhe Chelsea mund të bëjnë një marrëveshje shkëmbimi në afatet e ardhshme kalimtare.
AC Milan mund të negociojë një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas.
Sipas calciomercatoweb, gjiganti italian mendon t’ia ofroj Mattia De Sciglio, i cili është i kërkuar nga Antonio Conte, në këmbim të spanjollit.
Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Barcelonës ka luftuar për të marrë minuta që kur Antoni Conte mori përsipër ekipin londinez, duke e bërë vetëm një paraqitje si titullar në Ligën Premier deri tani.
Marrëveshja e shkëmbimit përfshin De Sciglion dhe 10 milionë euro, ofertë kjo që mund të jetë e mjaftueshme, pasi Chelsea do të shtonte mundësitë e tyre mbrojtëse. /Telegrafi/