Milani dhe Arsenali do të ndeshen sot (e enjte) në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës.
Rossonerët janë nikoqir të Topçinjve në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës, ndeshja e cila do të zhvillohet në San Siro nga ora 19:00.
Skuadra e Gennaro Gattusos ka ardhur në këtë fazë pas eliminimit me lehtësi të skuadrës bullgare, Ludogorets.
Në anën tjetër, skuadra e Arsene Wengerit ka eliminuar ekipin e vogël suedez të Ostersundit.
Megjithatë, shorti ishte i pafat për të dy skuadrat e mëdha, pasi deshi që këto dyja të takohen në një fazë kaq të hershme në Ligën e Evropës.
Me ndeshjen e cila pritet të jetë një derbi i vërtetë, Gattuso pritet të konfirmoj formacion e përhershëm titullar, ndërsa Wenger me dy ndryshim, njëra në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe tjetri në vijën e parë të sulmit.
Te Arsenali titullar pritet të jenë dy futbollistët me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Milan (4-3-3): G.Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodreguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.
Arsenal (4-3-2-1): Ospina; Chambers, Koscielny, Mustafi, Kolasinac; Ramsey, Xhaka, Wilshere; Ozil, Mkhitaryan; Welbeck.
/Telegrafi/