Milani ka shkatërruar Austria Viennan duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1.
Djelmoshat e Vincenzo Montellas kanë luajtur një ndeshje të madhe ndaj austriakëve duke i mposhtur me rezultat të thellë dhe duke siguruar kualifikimin tutje.
Golat në këtë takim u shënuan nga Ricardo Rodriguez (27’), Andre Silva (36’, 70’) dhe Patrick Cutrone (42’, 90+) për Rossonerët, ndërsa për austriakët shënoi Christoph Monschein (21’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte talenti italian, Cutrone, i cili u vlerësua me notë 9.1, ndërsa paraqitje të lart pati edhe Silva me notë 9.0.
Në anën tjetër edhe dështimi i ndeshjes erdhi nga Milani, me Leonardo Bonuccin, i cili u vlerësua me notë 5.4. /Telegrafi/
Milan:
A.Vienna: