Milani arriti të fitojë ndaj Lazios në Serie A me rezultat 1-0 dhe kështu rimori vendin e katër në renditje.
Golin e vetëm në këtë ndeshje shënoi Franck Kessie (79′) nga pika e bardhë, përveç golit 22-vjeçari ishte një nga më të mirët në këtë ndeshje.
Lojtari i ndeshjes ishte Pepe Reina, i cili me pritet e tij nuk lejoi që skuadra nga San Siro të pranojë gol.
Me notë të lartë të kuqezinjtë u vlerësuan edhe Suso, Davide Calabria, Tiemoue Bakayoko dhe Alessio Romagnoli.
Te Lazio më i mirët ishin dyshja e mesfushës Lucas Leiva dhe Luis Alberto, por edhe shqiptari, Thomas Strakosha. Ai që dëshpëroi ishte Riza Durmishi, i cili shkaktoi penallti për Milanin, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Milan:
Lazio:
/Telegrafi/