Milani vazhdoi me rezultate jo të mirë, këtë herë me barazimin 0-0 ndaj Genoas.
Vendasit rrezikuan portën kundërshtare me anë të Fabio Borinit (6’) dhe Suso në minutën e 75-të.
Kurse mysafirët me anë të Luca Rigonit (+45’), Andrea Bertolaccit në minutën e 56-të.
Më i miri në takim ishte Suso, ndërsa përveç spanjollit paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Giacomo Bonaventura, Lucas Biglia, Broni e Cristian Zapata.
Luca Rossettini ishte lojtari i ndeshjes, paraqitje të mirë për mysafirët bënë edhe Matiia Perin dhe Miguel Veloso, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/