Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës, lidhur me veprën penale që ndërlidhet me “Mashtrim dhe shmangie nga tatimi”.
E pas këtij intervistimi, Zekës i është caktuar nga ana e prokurorisë, masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Milaim Zeka është ndaluar për 48 orë për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Telegrafin.
Më tej në përgjigjen e prokurorisë theksohet se “Milaim Zeka dyshohet se me këto veprime është i implikuar në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”. /Telegrafi/