Site icon Telegrafi

Milaim Zeka tregon bisedën telefonike mes Thaçit e Kurtit, kur ata kërcënuan njëri-tjetrin

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës dhe ish-deputeti, Miliam Zeka, thotë se ka qenë dëshmitar i konfliktit të parë mes presidentit të tanishëm Hashim Thaçit dhe fituesit të zgjedhjeve, Albin Kurtit.

Sipas tij, thyerja e parë mes të dyve ka qenë gjatë konferencës së Rambujesë.

Zeka thotë se atëherë ishte zhvilluar një bisede telefonike mes Albin Kurtit e Hashim Thaçit, e kjo bisedë, sipas tij, ishte ‘e pakëndshme’.

“Përmes telefonit tim është bërë një bisedë e ashpër mes Thaçit e Kurtit”, ka thënë Zeka, në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Është bërë përmes celularit tim suedez dhe e kanë të regjistruar shërbimet ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Zeka thotë se në telefonatën mes Thaçit e Kurti ka pasur edhe kërcënime.

“Nuk ka pasur sharje, por ka pasur kërcënime. Janë normale se edhe gruaja ime mua më kërcënon”, thotë Zeka në DPT te Fidani.

Exit mobile version