Site icon Telegrafi

Milaim Zeka i ka dy llafe me qytetarin e Kosovës për demarkacionin

Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj disa politikanëve që po i ndërrojnë qëndrimet për demarkacionin me Malin e Zi.

Zeka ka thënë edhe amerikanët e kanë pranuar që Kosova i humb 8 mijë hektarë nga ky proces dhe se këtë fakt ia ka treguar edhe Hashim Thaçit.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

“Dy llafe me qytetarin e Kosoves

Ne jeten time kam bere shume gjana te mira, po kam bere edhe shume te keqija. Keto gjanat e keqija, zakonisht me kane kushtuar mu. Gjithmone kam bere autogola.

Psh: kam gabuar shume shpesh ne jete qe ju kam besuar njerezve qe nuk kane merituar besimin tim. Ose kam fole ndonje fjale te rende kunder dikujt, qe nuk eshte dashur ta flisja. Ndoshta kam lenduar njerez edhe pa dashjen time.

Ama a mundeni me ma shpjegu nje sen, se sinqerisht nuk po e kuptoj: Qysh kane ftyre me fole per vijen kufitare disa ftyra publike, ku 100 here kane thane se “asnje pellambe nuk po i flaet Malit te Zi”?!!

Qysh mundeni bre njerez me i ndegju, madje edhe me ju besu, e plus me votu per keta njerez?! Pasha zotin ma e ndershme ashte me votu me Milo Gjukanoviqin e Malit te Zi, se sa per keta rrenca e mashtrues.

Besoni qe Gjukanoviqi publikisht ka thene se eshte i gatshem mu ule edhe me bisedu per kete problem kaq te rende? Besoni qe edhe ambasadori i Malit te Zi ne Kosove, mu personalisht ma ka thane qe ne si shtet nuk e kemi asnje problem te ulemi edhe t i shohim vijat kufitare nes mes dy shteteve.

Besoni qe, pa pretenduar qe e njoh ate kufi, edhe presidentit aktual i kam thene ne tavoline, se nga burimet amerikane, edhe te vendeve te tjera perendimore, e kam informacionin se Kosoves i merren 8000 hektar, mirepo te gjithe thone: hajt bre se nuk bahet nami, sepse edhe andej, edhe kendej jane shqiptare.

Me pas dale bre prej fillimit edhe me thane: a dini cka, te huajte po na thone qeshtu, edhe ne dojna me i ndegju, ose nuk kemi qare pa i ndegju.

Na e dime se nuk jemi te zot bash per kurgja, perpos me vjedhe vendin tone, sepse me pas kane te zot, e para kishim kontroll mbi veriun e vendit. E dyta, brenda Kosoves, cdo enklave serbe, eshte minishtet.

A e dini se ne Brezovice, deri vitin e kaluar, nje serb pshurran, pijanec i shtremte, nuk na lejojke me shku larte tek pista e skijimit. Keta pehlivanat tone, nuk e ksihin fare kete problem, sepse keta brengoseshin qysh me ndertu vila neper Prevalle, edhe me shkaterru natyren.

Me lyp holl-holl, ai serbi pshurran e pijanec, ashte ma kosovadashes se keta pehlivanat qe po e shkaterrojne kete vend…

Prandaj, me perfundu kete shkrim shume te gjate: Mos ju besoni bre ketyre rrencave. Rrena eshte burimi i cdo te keqeje…” (sic), ka shkruar Zeka.

Exit mobile version