Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë gjatë diskutimit mbi dinamikat e banorëve dhe raportet mes tyre.
Duke komentuar çështjen e krisjes së çiftit Xheneta dhe Gjesti, Zeka nuk hezitoi të ofrojë një vlerësim të ashpër për sjelljen e pjesëmarrësve.
“Me përjashtim të Xuxit, ju të tjerët po silleni si të virgjër, e të virgjër asnjë nuk jeni,” – deklaroi ai, duke vënë në pah sjelljet dhe qëndrimet e banorëve, të cilat, sipas tij, nuk përkojnë me realitetin që ata përfaqësojnë jashtë shtëpisë së famshme.
Kjo deklaratë erdhi pas një debati të nxehtë rreth raportit të Xhenetës dhe Gjestit, i cili është përballur me disa sfida brenda shtëpisë.
Opinionisti nënvizoi që banorët duhet të jenë më autentikë dhe të përballen me situatat në mënyrë më të sinqertë, në vend që të adoptojnë sjellje që ai i quajti “të shtirura”. /Telegrafi/