Telegrafi

Mikullovci thotë se jemi në situatë anormale, sepse AKR me tre deputetë cakton fatin e Kosovës (Video)

Edhe pse 7 shtatori po konsiderohet si data e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, një gjë e tillë po mbetet vetëm supozim. Se data e seancës nuk është caktuar, këtë e ka konfirmuar Adem Mikullovci

Mikullovci tha se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Sekretariati i Kuvendit, për datën kur do të mund ta thërras vazhdimin e seancës.

Sipas tij, koalicioni PDK-AAK-NISMA duhet të bëjë kërkesë në Sekretariat për datën kur ata dëshirojnë ta hedhin në votim kandidatin e tyre për kryeparlamentar dhe, pas kërkesës së tyre, ai cakton datën e mbajtjes së saj.

Mikullovci gjendjen e tanishme e quan anormale, për shkak se, sipas tij, fjalën vendimtare për formim të institucioneve pritet ta ketë partia e Behgjet Pacollit, me vetëm tre deputetë. /Tribuna Channel/