Site icon Telegrafi

Miku i ngushtë i Florit tregon pse e vlerësoi me zero pikë

Klajdi Haruni ka treguar arsyen pse vendosi që të mos i jepte asnjë pikë mikut të tij, Flori Mumajesi, në Kënga Magjike.

“Kënga Magjike tashmë ka mbaruar, çmimet u ndanë edhe pikët gjithashtu u dhanë. Një falënderim shumë i madh shkon për të gjithë ju që më mbështetni e më frymëzoni për të ecur përpara, studion Threedots për atë kënge që përcjell energji pozitive që është aq e bukur e plot ngjyra dhe produksionin e festivalit Kënga Magjike”.

“Shume është komentuar nëpër rrjete sociale, portale online apo media të ndryshme pjesa e vlerësimit tim me 0 pikë ndaj atij që unë e kam si vëlla, Flori Mumajesi, e doja të bëja një sqarim për të gjithë ju”.

“Me shpirt e zemër do t’i kisha dhënë piket maksimale, jo vetëm për faktin e të qenit vëllai im, por edhe sepse mendoj që ishte kënga më e bukur e festivalit, kënga që kishte aq shumë shpirt, kënga që të dhuronte aq shumë emocion, pra ‘Me fjalë të vogla” ishte kënga fituese e këtij festivali, gjithmonë sipas mendimit tim, por jo vetëm”.

“Pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënie, për vet faktin se të gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin vetëshpallur fituesin, vendosa të mos bëhem pjesë e kësaj loje kaq të pistë,thashethemeve të tipit fiton Flori, sepse ka futur gjithë njerëzit e tij apo lobingjeve që nuk kam fjalë si t’i quaj, vendosa të mos bëhesha pjesë e gjithë kësaj shfaqjeje teatrale, edhe pse u detyrova të mos isha vetvetja”.

“Shpresoj të kem mirëkuptimin e të gjithëve, ju do Klajdi”, shkruan në sqarimin e këngëtarit.

Kujtojmë se pikërisht votimi ishte shkaktar i një zënke mes Stines dhe Florit që përfundoi me gjakosjen e këtij të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version