Site icon Telegrafi

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Me Leroy Sane që pritet t’i shkojë deri në fund kontratës së tij tek Bayern Munichu, Mikel Arteta po synon transferimin e gjermanit si lojtar i lirë këtë verë. 

Sipas një raportimi nga Sport BILD, Arteta është i etur që të ribashkohet me Sanen dhe dëshiron ta sjellë yllin e Bayernit tek Arsenali si lojtar të lirë këtë verë. 

Kontrata e Sanes me Bayernin do të skadojë në fund të këtij sezoni dhe ka pak mundësi që ai të rinovojë me klubin. 

Në javët e fundit, Sane ka shfaqur përmirësim të ndjeshëm në performancat e tij, ani pse statistikat e tij lënë për të dëshiruar. 

Lexo po ashtu Mikel Arteta flet sërish për gjendjen e Sakas, tregon kur do të rikthehet nga lëndimi

Siç qëndrojnë gjërat, bavarezët nuk i kanë ofruar atij një kontratë të re dhe kjo situatë ka pak mundësi që të ndryshojë para përfundimit të verës. 

Sidoqoftë, Sane besohet se ka një marrëdhënie të shëndoshë me drejtorin sportiv të Bayernit, Max Eberl. 

29-vjeçari do të duhej të pranonte një ulje masive të pagës (momentalisht përfiton 20 milionë euro në vit) për të vazhduar karrierën e tij në ‘Allianz Arena’. 

Sane ka tërhequr interesim nga Anglia, ku Arsenali po raportohet se po konsideron një lëvizje për të. 

Sipas raportimit, Arteta i cili është i njohur me Sanen nga koha sa ishte asistent i Pep Guardiolës tek Manchester City, e sheh gjermanin si një përforcim kualitativ./Telegrafi/

Exit mobile version