Mike Tyson ka shfaqur interesimin e tij që të përballet me Anthony Joshuan, Deontay Wilderin dhe Tyson Furyn në meçin për bamirësi.
Legjenda e boksit po rikthehet në ring të shtunën e ardhshme, duke u përballur me legjendën tjetër, Roy Jones Jr në takimin bamirës.
54-vjeçari dëshiron të vazhdojë edhe më tej në rikthimin e tij në boks, e që po tenton që të përballet me njërin nga boksierët aktiv fillimisht.
“Unë mendoj se ata (Joshua, Wilder dhe Fury) janë të mrekullueshëm”, ka thënë Iron Mike.
“Ata mund të bëjnë shumë gjëra për shoqërinë. Ata mund të zhvillojnë një takim bamirës dhe që të kënaqin turmat me paraqitjet e tyre”.
“Në fakt, miqësoret do të ishin me mua aty dhe unë do të boksoja kundër tyre dhe do të fitonim shuma për të ndihmuar komunitetin”.
Mike Tyson says he would be open to fighting Fury, Joshua and Wilder in charity exhibitions 😯 #TysonJones pic.twitter.com/s0AsTAwdx7
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) November 22, 2020
“Nuk ngurrojë që të marrë pjesë në ato duele dhe besoj se do të ishte një gjë e mirë për të gjithë”, ka shtuar më tej Mike Tyson.
Legjenda e boksit nuk ka zhvilluar asnjë luftim që nga viti 2005, atëherë kur pësoi disfatë nga Kevin McBride. /Telegrafi/